Sara ndan videon e reagimit të ëmbël të Poem Blu kur sheh Ledrin në televizor

Sara ka ndarë disa video të lezetshme të Poem Blu në Instagram.

Çifti i njohur i estradës shqiptare janë bërë tashmë prindër të një vajze që e njohin mijëra njerëz, shkruan lajmi.net.

Ata të dy janë mjaft të lumtur që kanë një vajzë teksa edhe ndajnë fotografi apo video të saja jo rallë herë. Poem Blu quhet vajza e Sarës dhe Ledrit, e cila u bë e njohur që nga dita kur erdhi në jetë dhe është mjaft e dashur për publikun.

Së fundmi në një Instastory të publikuar nga Sara shihet Ledri që shfaqet në televizor në klipin muzikor “Prej inati” dhe Poema që e ndjek me shumë vëmendje.

Siç duket e vogla nuk arrin ta kuptojë se çfarë po bën babai i saj në televizor, prandaj e shikon tejet e habitur.

“Poem: Po ky çne aty brenda dhe kush dreqin është ajo bjondja?”, ka shkruar Sara përkrah videos së Poemes.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey