Saranda Bogujevci, Bedri Hamza e Kujtim Shala do të jenë nënkryetarët e Kuvendit

Zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i ka zgjedhur edhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, të cilët herë pas here do ta zëvendësojnë kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe të cilët do të marrin pjesë në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit.

Paraprakisht, Gluk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit me 69 vota për, 33 vota kundër dhe pa asnjë abstenim.

Nga LVV, nënkryetare është zgjedhur Saranda Bogujevci.

Nga PDK-ja Bedri Hamza është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit, nga LDK-ja nënkryetar është zgjedhur Kujtim Shala.

Për këtë ekip nënkryetarësh për kanë votuar 107 deputetë, 6 kundër dhe asnjë abstenim

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey