SASHK-u dhe Qeveria vazhdojnë bisedimet për pagën e mësimdhënësve

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojnë takimin rreth pagës së mësimdhënësve.

Greva e paralajmëruar e SASHK në shkolla dhe çerdhe pritet të fillojë më 11 prill, ndërsa kërkesat e kësaj sindikate janë rritja për 18.5% e pagave për mësimdhënësit dhe punonjëset në çerdhe duke nisur nga paga e muajit mars.

Nga ana tjetër, kompetentët theksojnë se nuk mund të sigurojnë mjete financiare me një rritje të tillë të pagave dhe se një rritje e tillë do të nxisë inflacion.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey