Sasho Mijallkov në burg do të bëjë vetëm gjumin natën, ditën do të jetë i lirë

Për 17 ditë Sasho Mijallkov do të duhet të paraqitet në burgun e Strugës i cili i llojit të hapur, për vuajttjen e dënimit me burg prej tre viteve. Gjykata e Ohrit dje ka pranuar lëndën, e që sot është përgatitur aktudhëzim për ish drejtorin e DSK-së i cili u shpërngul me adresë në Ohër, të njejtën ditë kur pranoi fajiin në rastin “Perandoria”. Ai më 8 gusht më së voni, duhet të paraqitet në burg për të vuajtur dënimin, informon Zhurnal.

Duke patur parasysh se bëhet fjalë për burg i tipit të hapur, por edhe ajo që Mijallkov është i punësuar, ai gjatë ditës nuk do të qëndrojë në burg. Mijallkov në burg do të qëndrojë vetëm gjatë natës për të fjetur ndërsa gjatë ditës do të mund t’i kryejë obligimet e tij. Madje, edhe gjatë vikendeve, nëse lejon drejtori i burgut, Mijallkov mund t’i mer ditët të lira dhe të ecë i lirë. Mijallkov madje ka edhe pushim vjetor.

Nëse Mijallkov nuk ndryshonte adresën, do të duheshte dënimin ta vuajë në Shutkë. Nga MPB thonë se ndryshimi i adresës është bërë sipas ligjit. Ai duke banuar në Kapishtec të Shkupit, tanimë është banor i Ohrit.

Në burgun e Strugës, dënimin vuante edhe Zoran Milevski Kiçeec i dënuar për “Reket” ndërsa tani edhe biznesmeni “Orce Kamçev”.

Ndryshe Mijallkov ka aktvendime të cilat ende nuk kanë hyrë në fuqi për rastin “Arka”. Për këtë rast ai është dënuar me tetë vite burg ndërsa për rastin tjetër “Target Fortesa”, duhet të vuajë dënim prej 12 viteve burg. Këto janë gjithsej 20 vite burg./Zhurnal.mk

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey