Sasho Politiko: Pa BDI-në dhe partitë shqiptare, “Varka” jonë do udhëtonte drejtë Moskës

Analisti maqedon, Sasho Politiko në një video promovuese të Bashkimit Demokratik për Integrim ka folur rreth të arriturave të BDI-së në proceset politike në Maqedoni, përcjell agjencia e lajmeve INA.
Ai ka thënë se është meritë e partisë së Ahmetit dhe partive shqiptare, që shteti jonë është rreshtuar në partneritet me Uashingtonin dhe Brukselin.
Për mua është me rëndësi se për cilën parti votojnë shqiptarët, e ata votojnë pët BDI-në. Është e qartë se ata tek BDI-ja shohin një parti që është e angazhuar dhe punon për interesat e tyre, por edhe për interesin shtetëror.
Në përgjithësi mund të them se BDI-ja e mban të drejtuar ‘varkën’ tonë të quajtur Maqedoni gjithnjë kah Uashingtoni dhe Brukseli dhe nuk bën asnjë lëshim në këtë apektë, vecanarisht pas vitit 2016. Kështu që dua ti falëndëroj që edhe më tutje të bëjnë të njëjtën, sepse po më stë ishte BDI-ja dhe partitë shqiptare, varka jonë ndoshta do të udhëtonte drejtë Moskës. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey