Schalke 04 rikthehet në Bundesligë

Ekipi i Schalke 04 është rikthyer në Bundesliga pas qëndrimit në një kategori më të ulët për një sezonë.

Skuadra nga Geselkirchen e siguroi vendin e parë në Bundesliga 2 me 62 pikë, një xhiro para fundit të sezonit, duke u treguar të pakonkurrencë.

Fitorja e mbrëmshme me rezultat 3:2 ndaj St. Paulit ishte vendimtare dhe ua siguroi plasmanin në elitën e futbollit gjerman.

Gjatë këtij edicioni skuadra arriti 19 fitore, pesë barazime dhe nëntë humbje, duke pasur pesë pikë më shumë se vendi i dytë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey