Seanca për votimin e presidentit mbahet sot pasdite

Seanca për votimin e presidentit të ri të vendit mbahet sot, pasdite.

Kështu kanë konfirmuar për ORAinfo burime brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Seanca mbahet sot, në orët e pasdites”, ka thënë ky burim.

Kujtojmë që kandidat për të parin e vendit janë Vjosa Osmani dhe bashkëpartiaku i saj, Nasuf Bejta.

PDK dhe AAK kanë deklaruar se nuk do të qëndrojnë në sallë kur të votohet presidentit, ndërsa LDK ka marrë vendim të qëndroj në sallë gjatë votimit.

Mirëpo nuk dihet nëse këtij vendimi do t’i binden edhe disa deputetë, si Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selamnaj, të cilët po e kundërshtojnë zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente. /ORAinfo/

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey