Sekreti për Shqipërinë/ Pandeli Majko flet për konfliktin mes SHBA e Iran

Ndonëse thotë se shqiptarët duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje tensioneve në Lindjen e Mesme, ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko nuk mendon se Shqipëria është e rrezikuar nga konflikti SHBA-Iran.

Në Shqipëri strehohen më shumë se 3000 anëtarë të opozitës iraniane, por Majko nuk e sheh të mundur që vendi ynë të rrezikohet. I ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, ish-ministri theksoi se kalimi i konfliktit nga Lindja e Mesme në Evropë do të sillte probleme për Iranin.

“Kalimi nga Lindja e Mesme në Europë sjell më shumë probleme për ta. Në Lindjen e Mesme tjetër thuhet, tjetër mendohet e tjetër bëhet”, u shpreh Majko.

Sa i përket situatës Iran-SHBA, Pandeli Majko deklaroi se “ajo që po ndodh tani duket si përplasje, por do jetë histori konflikti tepër e gjatë”, ndërsa Teheranin e konsideroi një xhandar rajonal që prodhon impakt shumë negativ. Tensioni midis SHBA dhe Iranit u rrit në maksimum me vrasjen e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey