Sela: Ahmeti e ka humbur legjitimitetin, nuk mbajti premtimin për kryeministrin shqiptar (Video)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së partisë, tha se ata si opozitë janë të vendosur për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse sipas Selës, kjo qeveri nuk ka më as kredibilitet dhe as legjitimitet për të qeverisur. Ai shtoi se i pari që ka hubur kredibilitetin në këtë qeveri është Ali Ahmeti me kryeministrin e parë shqiptar që nuk u bë kurrë.

“Kjo Qeveri nuk ka as kredibilitet, as legjitimitet, për të vazhduar për të qeverisur. I vetmi kredibilitet moral është hapja e negociatave me Bashkimin Evropian, por siç i shohim si shkojnë negociatat edhe kjo është e konsumuar. Atëhere një aktor politik që e ka humbur komplet kredibilitetin është Ali Ahmeti. Sepse ai kishte premtuar kryeministrin e parë shqiptar gje që nuk u bë. Legjitime janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, prandaj ne i kërkojmë me këmbëngulje”, tha Sela.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey