Sela: Akademikët maqedonas nuk meritojnë të quhen as intelektual (Video)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela e quan absurd propozimin e akademikes maqedonase Katica Qullavkova për krijimin e Akademisë së tretë shqiptare, që sipas disa analistëve shqiptarë, nënkupton përjashtimin e plotë të shqiptarëve nga Akademia e Shkencave dhe Arteve në Maqedoninë e Veriut dhe krijimin e një Akademie paralele për ta. Megjithatë, Sela shton se, nëse akademikët maqedonas duan ndarje të tilla, atëherë, shqiptarët duhet të bëjnë Akademinë e vetë të shkencave e cila, sipas tij, duhet financuar nga Buxheti i shtetit me kushte dhe mundësi të barabarta. Lideri i opozitës shqiptare është i mendimit se “për shkak të mentalitet të mbrapsht të tyre, akademikët maqedonas nuk meritojnë të quhen as intelektual”.

“Të turpshme. Sepse nuk duhet të jetë në nivelin e një akademiku dhe një intelektuali që të del me kërkesa të tilla absurde. Zaten, shqiptarët kurrë nuk kanë parë ndonjë gjë të mirë nga ky lloj akademikësh. Janë një mentalitet i mbrapsht që nuk e meritojnë as emrin intelektual e jo më akademik. Ata kanë lënë pasoja dhe gjurmë edhe në ditët e sotme. P.sh temë aktuale janë librat në komisionin ndërshtetëror bullgaro-maqedonas në lidhje me librat e historisë dhe ndryshimin e teksteve shkollore, ndërkohë që në tekstet ekzistuese shkollore, shqiptarët trajtohen në mënyrë shumë harbute, të poshtër, diskriminuese, me cilësime që janë të ardhur, të zbritur nga mali, me prejardhje çerkeze, rome. Janë pikërisht këto mendime të mbrapshta të akademikëve maqedonas, me idenë për të ndërtuar gjenerata të tëra maqedonasish që shqiptarët i shohin si të ardhur në trojet e tyre. Prandaj këto lloj idesh rrjedhin pikërisht nga mendjet e tilla që nuk e meritojnë as titullin intelektual, e jo më akademikë. Por, sido që të jetë, nëse duan që të ketë një ndarje të tillë, shqiptarët duhet të bëjnë Akademinë e vetë të shkencave dhe duhet financuar nga Buxheti i shtetit me kushte dhe mundësi të barabarta”, tha Sela për gazetën LAJM.

Ndërkohë, edhe këtë vit, Akademia e Shkencave dhe Arteve në Maqedoninë e Veriut zgjodhi anëtarët e rinj të rregullt dhe të nderit, ndërsa në mesin e tyre nuk ka asnjë shqiptar.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey