Sela: Ali Ahmetit nuk i pengon “20%-shi” në Kushtetutë, mua po (Video)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar se kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit nuk i pengon termi “20%” në Kushtetutë e RMV-së që i referohet gjuhës shqipe.

“Partisë politike shqiptare në pushtet dhe kryetarit të saj nuk i pengon “20%-shi”. Ai i ka pyetur publikisht shqiptarët, kujt i pengon “20-shi” që është në Kushtetuturë. Mua më pengon. Atij nëse nuk i pengon, është çështje tjetër”, tha Sela

“Të pyetet Aleanca për Shqiptarët në lidhje me qendrimin që ajo ka për “20-shin” dhe të thurren lajme që Aleanca për Shqiptarët përkrah propozimin e ndonjë partie tjetër është me të vërtetë tendencioze sepse Aleanca për Shqiptarët e ka shprehur këtë qendrim që nga ekzistimi i vetë. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët nuk ka lënë tubim e paraqitje, nuk ka lënë debat pa e përmendur këtë element sepse është shumë i rëndësishëm dhe ka të bëjë me dinjitetin njerëzor. Ka të bëjë me respektin ndaj gjuhës së nënës. Ka të bëjë me vendosjen në vendin që meriton një gjuhe që është autoktone, këtu në Maqedoninë e Veriut, qe ekziston me qindra e me mijëra vjet, nga një popullatë që është autoktone dhe këtu nuk kemi dilemë”, tha Sela.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey