Sela: Arben Taravari, Isen Shabani dhe Albon Xhemaili do të kandidohen sërish

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në takimin joformal me gazetarë dhe redaktorë, ka bërë të ditur, se në tri komunat që udhëheq kjo parti, do të kandidojë kryetarët aktualë.

Bëhet fjalë për Arben Taravarin në Gostivar, Isen Shabanin në Vrapçisht dhe Albon Xhemailin në Bogovovinë.

“Po përgatitemi me alternativën për zgjedhje lokale. Po përgatitet edhe platforma për pushtetin lokal. Kandidatë… Është herët për të folur për kandidatët. Strukturat partiake, bazuar në statut, do të vendosin. Jemi në proces për të zgjedhur kandidatët… Ne mbledhjen fundit të Kryesisë qendrore kemi sugjeruar që në 3 komunat që udhëheqim, Gostivar, Vrapçisht dhe Bogovinë, do të kandidojmë me të njëjtat emra si Arben Taravari, Isen Shabani dhe Albon Xhemaili”, tha Sela, transmeton TV21.

Përndryshe, zgjedhjet lokale në vend pritet të mbahen në fund të muajit tetor.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey