Sela: BDI-ja gjithmonë i ka vjedhur votat (Video)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se koalicioni opozitar ASH-AAA mbështet ndryshimin e Kodit Zgjedhor në pjesën e përdorimit të aparateve për skenim të shenjave të gishtërinjëve në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai tha se, e vemtja parti që mund të jetë kundër është BDI-ja që sipas tij, gjithmonë ka manipuluar me vullnetin e qytetarëve.
“Besoj që nuk ka asnjë dilemë dhe ne jemi dakord tek shenjat e gishtërinjëve. Patjetër që duhet shenjat e gishtërinjëve. Ne kemi nisur edhe një proces në gjykata për të zbuluar vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve të fundit parlamentare, duke bërë mbi 100 padi në 100 qendra votimi dhe sot e kësaj dite edhe pse kanë kaluar 7-8 muaj, asnjë prokuroria e Kërçovës, e Shkupit dhe e Prilepit në lidhje me këtë padi private që ne e kemi bërë. Mendojmë që e vetmja parti që është kundër shenjave të gishtërinjëve është BDI-ja dhe kjo edhe një herë e forcon argumentin që këta çdo herë rezultatin e zgjedhjeve e bazojnë në vjedhje dhe manipulim të vullnetit të qytetarëve”, tha Sela.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey