Sela: BDI merr Ministrinë e Arsimit, vaj halli për nivelin e arsimit në Maqedoninë e Veriut

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot për TV21 ka komentuar propozimin për përbërjen e re të Qeverisë. Sela thotë se në propozimin për ekzekutivin e ri ka njerëz të përfshirë në skandale të mëhershme.

“Aty ka emra të vjetër, një pjesë e ministrave aspak nuk ndryshojnë dhe janë shumë kuadro aty brenda të cilët i kanë cilësuar skandalet. Flasim në mënyrë të veçantë për çdo ministër, do të flasim edhe në debat parlamentar. Risia është që BDI merr Ministrinë e Arsimit, ndërsa në krye të kësaj Ministrie vendoset eksponent që vjen nga një Universitet me goxha dilema, se çfarë bëhet me të, prodhohet dije apo shiten dhe blehen diplomat. Në qoftë se ideja është që njerëz që kanë udhëhequr institucione të tilla të udhëheqin Arsimin, vaj halli për nivelin e arsimit këtu në Maqedoninë e Veriut”, tha mes tjerash Sela.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey