Sela: Çfarë kërkonte zv/kryeministri së bashku me një grup prej 20 personave të shëtisë në spitalin modular të djegur?

Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët në emisionin 24 analizë të TV24 tha se për tragjedinë e Tetovës askush nuk duhet kursyer nga përgjegjësia, nëse, sipas tij, dëshirojmë të mos na përsëriten tragjedi të tilla.

“Çdoherë kur kemi tragjedi të tilla, na kthehen në kujtim edhe tragjeditë e tjera, si ajo me ‘Durmo Turs’ për të cilën deri sot nuk e dimë epilogun, nëse dikush ka përfunduar në burg. Nuk mund t’i kuptojë defiletë e politikanëve mbrëmjen e njëjtë dhe më shumë ngjasonte në takim të partnerëve të koalicionit që të mendojnë se si do të duket pi-ari. Ne nuk i dimë emrat e viktimave, të paktën për këtë janë përgjegjës institucionet. Gjithçka që dimë është se kjo punë nuk duhet të keqpërdoret për qëllime politike”, ka deklaruar Sela.

Sipas tij tragjedi të tilla nuk do të kishin ndodhur nëse kishim spitale të mira. Në lidhje me hetimin thotë se i intereson se çfarë kërkonte zv/kryeministri së bashku me një grup prej 20 anëtarëve partiak të shëtis në spitalin modular e cila ishte djegur.
“Kur flasim për hetimin, a donë të thotë kjo që me qasjen brenda në pjesën e mbyllur, ku vendosen shiritat dhe ku askush nuk mund të ketë qasje, të ketë fotografi ku ata janë prezentë brenda.

A i pamundëson kjo hetuesve të bulojnë të vërtetën për zjarrin? A mund ndonjë prej atyre 20 të fug dicka që të shërbejë gjoja si provë për tu gjetur arsyeja e zjarrit?”, thotë Sela, duke potencuar se i vjen çudi se si mundet prokurorët të shikojnë se si dikush pa pozitë publikon fotografi dhe të jetë prezentë brenda në hapësirën që është e siguruar dhe të mos thirret në bisedë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey