Sela: Data për fillim të negociatave, gënjeshtra që karakterizon vitin 2021

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, deklaroi sot se një nga dështimet më të mëdha që karakterizojnë vitin 2021, dhe që sipas tij nxjerr në pah një gënjeshtër të kulluar të pushtetit aktual, është data për fillim të negociatave për anëtarësim në BE, shkruan Alsat.

Sipas Selës, përskaj problemit me Bullgarinë, Maqedoninë e presin edhe shumë punë brenda vendit për të plotësuar kushtet e fillimit të negociatave.

“Gënjeshtra e vazhdueshme e hapjes së shpejtë të datës për negociata. Sot e kësaj dite nuk ka një dritë në fund të tunelit që do të ishte një shpresë për hapjen e negociatave dhe Maqedonia të nis mbledhjen e parë ndërqeveritarë, dhe kuptohet që pastaj procesi deri në anëtarësimin e plotë do të jetë i gjatë. Problemi me Bullgarinë është një segment më vete, por kemi edhe shumë probleme dhe detyra shtëpie të cilat duhet ti rregullojmë këtu brenda”, tha Sela.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey