Sela-Gashi: Regjistrimi nuk ndalet, do të shfrytëzojmë gjitha mekanizmat

Krerët e koalicioni ASH-AAA kanë bërë të qartë se regjistrimi i popullsisë nuk shtyhet dhe se ata do të shfrytëzojnë çdo mekanizmëm në Kuvend për të parandaluar pazaret dhe prapaskenat nga takimi Zaev – Mickoski, përcjell INA.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela theksoi se ata nuk njohin vendimet nga press konferencat dhe se regjistrimi vijon, pasi që është garantuar me ligj.

Ai tha se do ti shfrytëzojnë gjitha mekanizmat për të parandaluar shtyrjen e regjistrimit.

“Ne do të shfrytëzojmë parimin e Badenterit për të penguar shtyrjen e regjistrimit. I bëj thirrje partive shqiptare që ti bashkohen qëllimit kundër shtyrjes së regjistrimit. Ka ardhur koha kur kanë rënë maskat dhe ne nuk jemi ata që për vendime të rëndësishme të informohemi përmes telefonit”, theksoi Sela. Ai shtoi se ka ardhur koha kur duhet ti themi stop tradhëtisë dhe mashtrimit të popullit tonë.

Sela apeloi që diaspora të vazhdoj të regjistrohet.”Derisa në thirrjen time ditë më parë thash regjistrohuni për shkak të tokës së babës dhe gjuhës së nënës, tani regjistrohuni për inat”, theksoi Sela.

Afrim Gashi nga Alternativa theksoi se shtyrja e regjistrimit të popullsisë është e papranueshme për koalicionin ASH-AAA. “Ali Ahmeti atë që bëri bashkë me Gruevskin për ta penguar regjistrimin, sot në vitin 2021 është bashkë me Zaevin që sërish ta pengoj regjistrimin. Ata duhet ta dinë se shqiptarët nuk janë jetim në këtë vend, por ka një koalicion shqiptarë q do ta mbroj identitetin e tyre”, tha Gashi.(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey