Sela i kundërpërgjigjet Zaevit: I mjerë je kryeministër, aq të ka verbuar pushteti…

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i është kundërpërgjigjur kryeministrit Zoran Zaev.

“I mjerë je kryeministër, aq të ka verbuar pushteti saqë nuk le vlerë në emër të së cilës erdhe në pushtet pa e shkelur. Por, mos harro një gjë jo të gjithë jemi njësoj. Vështirë e ke ta kuptosh psenë e dorëheqjes sepse nuk e ke brenda vetes. E kjo është ndërgjegja, morali dhe jo pushteti”, theksoi Sela në fejsbuk.

Zaev i është përgjigjur liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i cili dje në Click Plus tha se për shkak të tragjedisë në Tetovë duhet të japë dorëheqje edhe kryeministri.

“Nuk kam ndonjë koment shtesë vetëm do të them se është i obliguar që të tregojë se pse. Nëse nuk tregon se pse, atëherë vetëm tregon se ka dëshirë për pushtet”, tha Zaev, transmeton TV21.

Në pyetjen më vonë se a mendoi Zaevi që të japë dorëheqje për shkaqe morale, ai u përgjigj: Pse, që të jetë Mickoski kryeministër?(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey