Sela: Kemi bërë koalicione sepse e ka kërkuar populli

Kryetari i ASH, Ziadin Sela theksoi në emisionin “200” në Alsat se kishte bërë koalicionime, sepse këtë e kërkonte populli për unifikim.

“Sa i përket partive tjera politike nuk e di, ne kemi bërë koalicione sepse e ka kërkuar populli. Tahs po shihet që gjërat nuk po ecin si duhet sepse po krijohet një zhgënjim”, deklaroi Sela.

Por se si do të jetë veprimi në të ardhmen lidhur me mundësinë e koalicionimeve, kreu i ASH nuk ka mohuar e as pohuar asgjë.

Ai ka paralajmëruar se brenda strukturave partiake do të bisedohet për zhvillimet e deritanishme dhe zgjedhjet e fundit dhe vitin e ardhshëm pason kongresi partiak.

“Tani është periudha e raportit që duhet ta japë kuvendi i secilës degë të partisë. Ky proces do të përfundojë me mbajtjen e Kuvendit Qendrorë të ASH-së. Në 2022 e kemi vitin zgjedhorë, kongresin brenda për brenda partisë. Fillimi i këtij viti do të jetë me angazhime politike”, deklaroi Sela në Alsat.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey