Sela: Kryeministri Rama i detyrohet një ndjesë të madhe shqiptarëve të RMV

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot në konferencën me gazetarët është pyetur edhe lidhur me një video mesazh të fundit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili bëri thirrje që shqiptarët në diasporë të regjistrohen masivisht, por ndër të tjera ai ka lartësuar edhe kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, duke e konsideruar si vizionar dhe republikan i madh.

“Pyeteni kryeministrin, nuk e di çfarë do t’ju thotë sot, sepse ai në të njëjtën kohë e përmendi ‘vizionarin e madh’ dhe vazhdoi fjalinë me ata që s’lanë dy gurë bashkë kundër shqiptarëve në mënyrë që të dështonte regjistrimi i vitit 2011. E nga ata që s’lanë dy gurë bashkë kundër shqiptarëve është edhe Ali Ahmeti.

Ali Ahmeti edhe sot është emëruesi i përbashkët i dyshes Zaev-Mickovski për ta prolonguar edhe këtë regjistrim, që të dështojë edhe ky. Kështu që, unë besoj që Kryeministri i Shqipërisë i detyrohet me një ndjesë të madhe shqiptarëve.”, theksoi Sela.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey