Sela me thirrje: Qeveria të solidarizohet me Preshevën, e jo të subvencionojë pushime për Greqi

Me rastin e gjendjes emergjente të krijuar pas reshjeve të mëdha të shiut në Preshevë dhe fshatrat përreth, kreu i opozitës shqiptare në RMV ka dalë me reagim ku ka kërkuar nga organet shtetërore gjegjësisht qeveria e Maqedonisë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Preshevës.

Ja edhe reagimi i plotë:

Vëllezërit tanë në Preshevë po përballen me dëme të jashtëzakonshme materiale e infrastrukturore si pasojë e vërshimeve të mbrëmshme.

I bëj thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që urgjentisht të solidarizohet me Preshevën dhe qytetarët e saj, duke zhbllokuar një fond ndihme për mbështetje të familjeve të prekura nga kjo katastrofë natyrore.

Ky është rasti ideal për Maqedoninë e Veriut për të dëshmuar solidaritet konkret ndaj popullatës së vendit fqinj, aty ku nevoja është më e madhe, në vend të masës sa të padobishme, aq edhe diskriminuese të subvencionimit të pushimeve në Greqi të një shtrese të privilegjuar.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey