Sela: Zaev duhet të shkoj bashkë me Filipçen

Kryetari i Aleances për Shqiptarët, Zijadin Sela, e vlerëson si skandaloz qëndrimin e kryeministrit Zoran Zaev lidhur me dorëheqjen e minsitrit Venko Filipçe lidhur me tragjedinë e rëndë në Tetovë, ku nga zjarri në spitalin modular humbën jetën 14 veta.

“Nëse ai e ka aq të rëndësishëm ministrin, atëherë le të shkojnë bashkë”, tha Sela në emisionin ClikPlus në Tv21. “Këto janë lojëra të ulëta me tragjedinë e atyre familjeve”, shtoi Sela.

Ai pyeti se çfarë ka kërkuar zëvendëskryeministri me 20 persona nga partia në spitalin modular ditën e nesërme pas tragjedisë. Sela theksoi se një pjesë e madhe e ministrave janë sjellë në mënyrë të papërgjegjshme. Ai lidhur me këtë tha se cfarë ka kërkuar zv/kryeministri Artan Grubi një ditë pas tragjedisë në vendin e ngjarjes.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey