Sela: Zgjedhja e Abazoviqit për kryeministër, lajm i gëzueshëm për tërë rajonin

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka uruar Dritan Abazoviqin për marrjen e funksionit të kryeministrit në Mal të Zi. Sela thotë se zgjedhja e një Qeverie pro-evropiane në Mal të Zi është lajm i gëzueshëm për tërë rajonin.

“Zgjedhja e një qeverie të re pro-evropiane në Mal të Zi, të udhëhequr nga politikani shqiptar nga Ulqini, Dritan Abazoviç, është lajm i gëzueshëm për tërë rajonin.
Kryeministrit Abazoviç i urojmë shëndet dhe suksese në detyrën e re, duke shprehur gatishmerinë tonë për të punuar së bashku për një të ardhme evropiane të vendeve tona,” deklaroi Sela.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey