Semi e ftuar në Përputhen Prime, rrëfen aventurën në BBV

Semi ishte e ftuar speciale në Përputhen Prime ku u intervistua nga shoqja e saj, Bora.

Semi rrëfeu aventurën e saj në Big Brother Albania Vip duke thënë se akoma nuk është ambjentuar me jetën jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Unë kam dalë tani dhe akoma nuk jam ambjentuar totalisht. Besoj se është sikur një aktor që futet totalisht me qënien e tij në rol, në skenar”- tha Semi.

Ndërkohë Bora tregoi për publikun se kishte qenë skeptike fillimisht për eksperiencën e Semit në BBV. “Unë kam qenë skeptike nqë fillim pasi ti je më e drejtë seç duhet, por jam shumë krenare për eksperiencën që ke patur”- tha Bora.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey