Sërish dorëheqje në degën problematike të Nismës që kontrollohet nga biznesmeni i dyshuar për ryshfete

Sharing is caring!

Nisma Socialdemokrate së fundi është përballur me dorëheqje nga kjo parti. Yllka Behluli, kryetare e Gruas së Nisma Socialdemorkate dega në Gjilan ka njoftuar për dorëheqjen e saj.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Behluli ka njoftuar se ka pushuar të gjitha aktivitetet e saj në këtë parti, shkruan Gazeta Insajderi.

“Që nga ky moment edhe unë do ta pushoj aktivitetin tim si kryetare e Gruas së NISMA Socialdemokrate në Gjilan dhe si anëtare e Këshillit Kombëtar. Pas dorëheqjes së kryetarit Bajram Hasani nga të gjitha funksionet në këtë subjekt nuk na mbetet më vend për punë aty”, ka shkruar Behluli, raporton Insajderi.

Behluli ka akuzuar drejtuesit e Nismës duke thënë se kanë harruar për djersën dhe sakrificën që ka dhënë për këtë parti.

“Nuk e kemi të lehtë të lëmë pas gjithë atë mund, djersë e sakrificë, por kështu ndodhë kur drejtuesit e partisë harrojnë se pas pak kohësh do tu duhet sërish puna dhe vota jonë”, ka shkruar Behluli.

Për vite më radhë Florim Zuka kishte qenë së bashku me Fatmir Limajn në bankën e të akuzuarve, që nga fillimi i këtij muaji Zuka dhe Limaj do të jenë së bashku në Nismën Socialdemokrate të Kosovës.

Kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj kishte njoftuar në fillim të këtij muaji për strukturë të re të Nismës në Gjilan. Aty afër Limajt është parë gjithmonë biznesmeni që për vite me radhë ishte gjykuar së bashku me kryetarin e partisë.

“Sot vizitova degën e Nismës në Gjilan ku takova strukturat drejtuese të degës sonë. Dega jonë në Gjilan po kalon në proces të ristrukturimit dhe strukturat drejtuese tanimë e kanë zgjedhur kryetarin e ri, Sevdail Robellin, të cilit i urova suksese në detyrën e re”, kishte shkruar Limaj në Facebook, duke publikuar disa fotografi ku aty kishte qenë edhe Zuka. /Insajderi.com

Risi në Nisma: Pozitë drejtuese për biznesmenin që akuzohej bashkë me Limajn për ryshfet

The post Sërish dorëheqje në degën problematike të Nismës që kontrollohet nga biznesmeni i dyshuar për ryshfete appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Sharing is caring!

Loading...
shares