Sërish përlotet Fifi, por kësaj radhe jo për Granitin

Fifi përlotet sërish, e mërzitur për largimin e papritur të Iglit.

Igli Zarka u largua ditën e sotme nga shtëpia e Big Brother VIP për arsye shëndetësore.

Kështu u njoftuan banorët tjerë të shtëpisë përmes një zarfi të zi nga “Vëllai i madh”.

Por, ndërprerja e rrugëtimit të tij të papritur në shtëpinë e famshëm ka habitur dhe mërzitur disa nga banorët, e një nga ta ishte këngëtarja Fifi.

E njohur për emocionet e saj, Fifi nuk e ka pranuar lehtë as largimin e Iglit, e cila u pa e përlotur pasi mori vesh lajmin.
Për ta ngushëlluar këngëtaren i erdhi në përqafim Semi, e cila po ashtu u pa e mërzitur për ngjarjen që ndodhi sot.

Kujtojmë që Igli ishte një prej banorëve më të rinj në spektakël, që iu bashkua shtëpisë rreth një javë më parë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey