Shaban Tërstena, mundësi nga Shkupi që shembi emrat më të spikatur të botës

Shaban Tërstena, ish mundësi i mirënjohur nga Shkupi gjatë karrierës së tij ka shembur emrat më të spikatur të botës.

Tërstena ka fituar 715 duele nga 741 luftime. Ai ka marë pjesë në 42 turne në botë duke fituar 30 medalje ari, pjesa e mbetur prej argjendi dhe bronzi.

Tërstena ka sjellë shumë medalje nga pesë kontinentet e botës, përveç që është kampion i parë në historinë e olimpit shqiptar, kampion ballkanik, mesdhetar, botëror, evropian, është sportist i shekullit 20-të, sportist i shekulli mbarëshqipar, është shpallur dy herë mundësi më i mirë në botë, atë në vitet olimpike 1984 dhe 1988.

Po ashtu është shpallur sportisti më i mirë në ish Jugosllavi në një konkurrencë aq të fortë, shtatë herë sportisti më i mirë i Maqedonisë. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey