Shabani: Vazhdojmë me sukses me programin Erasmus +, të rinjtë t’i shfrytëzojnë mundësitë për mobilitet ndërkombëtar si investim në arsim cilësor

Programi Evropian Erasmus + ishte dhe do të jetë një nga historitë më të suksesshme për ne. Maqedonia e Veriut është pjesëmarrëse aktive në programin për mobilitetin e studentëve ndërsa ajo që e veçon atë nga vendet e tjera të rajonit është se që nga fillimi ajo ka statusin e një vendi programi dhe është në një pozitë të barabartë me vendet e tjera anëtare të BE -së, theksoi zëvendës-ministri i Arsimit dhe Shkencës Arafat Shabani në uebinarin ku u debatua për programet, përparësitë dhe risitë që lidhen me ciklin e ri të programit Erasmus, për periudhën 2021-2027.

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, si autoritet kombëtar për Erasmus +, që nga fillimi ka qenë mbështetje e rëndësishme e Agjencisë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Mobilitet , dhe si rezultat,i asaj është edhe zbatimi i suksesshëm i Programit.

“Në periudhën në vazhdim presim që theksi në fushën e ndërkombëtarizimit në arsimin e lartë të vendoset në postulatet e digjitalizimit, agjendën e gjelbër, punësimi përfshirje dhe bashkëpunim me vendet fqinje, programet e akredituara ndërkombëtare master, kurse intensive për studentët, përdorimin e platformave arsimore evropiane si dhe përfshirjen në studimet dhe angazhimet e mësimdhënies në Ballkanin Perëndimor, Partneritetin e Evropës Lindore, Azinë, Amerikën Veriore dhe Jugore,” tha Shabani.

Investimi në arsim është investimi më i mirë për të ardhmen e një vendi, theksoi zëvendës-ministri dhe kjo është arsyeja pse aspiratat e Ministrisë synojnë reformat në arsim që nënkuptojnë investime në rininë dhe kapitalin njerëzor, dhe ato duhet të jenë gjithmonë në rritje. Prandaj,me rëndësi të madhe është cilësia e kuadrit të institucioneve dhe dëshira e profesorëve dhe studentëve për të arritur maksimumin që e ofron arsimi i lartë .

Shabani theksoi se pikërisht pjesëmarrja në programin Erasmus + është një nga mundësitë për të ngritur cilësinë e arsimit të lartë. Atë që ne si shtet duhet ta bëjmë është të përdorim atë si mundësi për të rritur efektet e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave.

Në debatin në kuadër të programit Erasmus+ morën pjesë përfaqësuesit e universiteteve Shën Kliment Ohridski nga Manastiri, Kolegji Amerikan nga Shkupi dhe Universiteti i Evropës Juglindore.

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey