Shahpanska: Fëmijët e nënës së arrestuar në Gostivar janë nën përkujdesje 24 orëshe

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpanska, deklaroi të premten se fëmijët e nënës të cilës fëmiu shtatë vjeçar i humbi jetën në një shpërthim zjarri në Gostivar, janë nën përkujdesje 24 orëshe dhe kanë mbështetje psiko-sociale 24 orëshe.

Në një prononcim për gazetarët ajo tha se qendra Sociale ka vepruar në bayë të ligjit për Mbrojtje Sociale dhe në bazë të kompetencave që ka.

“Fëmijët janë nën përkujdesje 24 orëshe, por mbi hapat e ardhëshëm do të varret se cilat institucione janë kompetente për të marrë vendimet adekuate”, tha Shahpanska gjatë vizitës së saj në një kopsht fëmijësh.

Nëna e fëmijës gjendet në një paraburgim 30 ditor, për çka I është caktuar një gjykatës në gjykatën Themelore në Gostivar.
Ajo është privuar nga liria nën dyshimin se e ka lidhur të birin shtatë vjeçar me zinxhir në këmbë që ka rënduar shpëtimin e tij nga stuhia e zjarrit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey