SHBA, apel të fortë/ “Hetuesit e BKH do bëjnë historinë, do trajnohen nga FBI”

Byroja Kombëtare është në prag të krijimit të saj. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është investuar fuqishëm në fuqizimin e kësaj strukture, si pjesë e Reformës në Drejtësi.

Në një postim të saj në facebook, Ambasada Amerikane në Shqipëri bën thirrje për të gjithë ata që duan të jenë pjesë. “Jeni prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, i gatshëm për të luftuar për drejtësinë që çdo shqiptar meriton? Jeni person me integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish të nevojshme për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit – janë pyetjet e Ambasadës Amerikane.

“Nëse mendoni se përmbushni kriteret për të drejtuar një institucion të rëndësishëm të programit kundër korrupsionit në Shqipëri, aplikoni për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH)” – shkruan më tek në postimin e saj Ambasada Amerikane.

Sipas saj, Shqipëria është në hapat e fundit të zbatimit të Reformës në Drejtësi, ndaj apelon: Bëhu pjesë e historisë, apliko tani dhe jep adresën për të gjithë ata që shprehin interes për të qenë pjesë e strukturës.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey