SHBA duhet ta ndihmojë BE-në, përpara se këtë ta bëjë Kina

Nga Marc J.Schiller

A do ta shpërdorojë sërish Amerika mundësinë e saj që vjen një herë në një gjeneratë për të fituar sërish Evropën? Apo do t’ia dorëzojë Kinës mantelin e saj të udhëheqjes dhe dhembshurisë vendit ku u shfaq së pari koronavirusi, që po synon tani në mënyrë agresive të shfrytëzojë disponueshmërinë e vaksinave për të zgjeruar hendekun midis SHBA-së dhe aleatëve të saj evropianë.

Ndërsa Amerika po zbaton me sukses programin e saj të vaksinimit, BE-ja mbetet e zhytur në llumin e paaftësisë dhe akuzave, duke e lënë Italinë dhe pjesën më të madhe të Evropës në bllokime të përsëritura, kriza ekonomike të zgjatura, dhe dhjetëra mijëra infeksioneve të reja çdo ditë.

Ndërsa vende të tilla si SHBA-ja, Izraeli dhe Britania e Madhe po ecin me shpejtësi drejt një të ardhmeje më normale, Italia, Franca dhe Gjermania aktualisht po administrojnë më pak doza për 100 qytetarë sesa vendet shumë më pak të zhvilluara si Serbia, Kili dhe Maroku.

Sigurisht, SHBA-ja duhet të sigurohet që popullsia e saj të mbrohet mjaftueshëm para se t’u zgjasë dorën për t`u dhënë ndihmë vendeve të tjera. Por situata aktuale në Itali dhe vendet e tjera evropiane ofron një mundësi të jashtëzakonshme për të ndihmuar drejtpërdrejt evropianët e zakonshëm, besnikëritë e të cilëve kërkohen në mënyrë agresive nga Kina dhe Rusia përmes diplomacisë së vaksinave.

Kjo është një mundësi e cila nëse humbet, nuk do të mund të riparohet lehtësisht në muajt dhe vitet e ardhshme. Nëse shfrytëzohet me shpejtësi, do të jetë një triumfi politik që mund të japë frytet për vitet që do të vijnë. Por si përfunduan demokracitë më të fuqishme ekonomikisht në botë në situata kaq të ndryshme?

Pikërisht një vit më parë, më18 mars 2020, kur virusi i Covid-19 po përhapej me tërbim.

Në Itali, por nuk kishte goditur ende fort Amerikën, unë paralajmërova se “SHBA-ja do të injorojë tragjedinë italiane”.

Gjithashtu theksova se “ata që besojnë se SHBA-ja do të jetë disi ndryshe në përballjen me pandeminë, duhet të mos harrojnë se është i njëjti virus”. Ajo që pasoi ishte një kurbë e pjerrët dhe vdekjeprurëse e Covid-19.

Por, me gjithë gabimet fillestare, udhëheqësit ekzekutivë dhe atë në Kongresin Amerikan, ndryshe nga BE-ja, kishin largpamësi dhe vendosmëri për të zbatuar atë që tani është cilësuar si një litar shpëtimi jo vetëm për SHBA-në por edhe për botën, Operacioni Warp Speed.

Ky partneritet publik-privat jo vetëm që lehtësoi dhe përshpejtoi zhvillimin e teknologjive të shumta të vaksinave, por gjithashtu siguroi që kompanitë farmaceutike të ishin gati të prodhonin dhe shpërndanin me shpejtësi ato vaksina që konsiderohen të suksesshme pas miratimit nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

SHBA-ja i ndërmori këto hapa duke ditur që disa vaksina kandidate nuk do të ishin të suksesshme, dhe në të vërtetë, nuk kishte asnjë garanci se një vaksinë efektive mund të zhvillohej kaq shpejt.

Administrata Biden ka zbatuar masa të jashtëzakonshme të shpërndarjes, dhe tani SHBA po vaksinon rreth 2.3 milion njerëz në ditë, me synimin që më4 korrik të ketë përfunduar vaksinimi i të gjithë popullsisë, për t’i dhënë një kuptim të ri pavarësisë amerikane.

Në të kundërt, gjatë vitit 2020 elita politike e BE-së, bëri atë që di të bëjë më mirë: u zhyt në lëkundjet e forta burokratike, dhe shmangu marrjen e vendimeve të rëndësishme politike dhe financiare të imponuara nga katastrofa e jashtëzakonshme, me të cilën përballeshin njerëzit e saj.

Në shtypin evropian, është shkruar shumë lidhur me dështimin e udhëheqësve të Evropës, dhe ndërsa BE ka pranuar me ngurrim disa gabime, ajo dështoi t’i përgjigjet pyetjes thelbësore. Edhe nëse supozojmë se ishte e nevojshme që blerja e vaksinave të bëhej nga blloku, pse BE nuk mund të arrijë atë që arritën SHBA-ja dhe Izraeli?

Pse nuk mund të vaksinojë një përqindje të madhe të popullsisë së saj, siç kanë bërë disa vende më pak të pasura? Në këtë anë të Atlantikut, drita në fund të tunelit pandemik, duket të jetë gjithnjë e më e zbehtë, duke shkaktuar zhgënjim dhe pakënaqësi të thellë brenda BE-së. / The Hill

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey