SHBA: Konfirmohet siguria e ASTRAZENECA-s

Shtetet e Bashkuara konfirmuan se vaksina AstraZeneca kundër koronavirusit është e sigurt dhe shumë efektive. Rezultatet e publikuara të hënën tregojnë se AstraZeneca është 79 për qind efektive kundër sëmundjes simptomatike nga koronavirusi dhe 100 për qind efektive në parandalimin e njerëzve nga të sëmurët rëndë.Ato pritet t’i inkurajojnë disa vende të Bashkimit Evropian, të cilat kanë pezulluar përdorimin e AstraZeneca-s, pas disa raporteve se vaksina shkakton mpiksje gjaku.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey