SHBA – Maqedoni: 76 milionë dollarë qarkullim ekonomik në tre muajt e parë të vitit 2022

Takimi strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut, ka vendosur si çështje parësore diskutimi, gjendjen aktuale ekonomike në vend si dhe pritshmëritë që ka Maqedonia e Veriut nga ivestimet e huaja.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se Maqedonia është shtet kyç për realizimin e projekteve nga investitorë të huaj.

“Maqedonia e Veriut ka një pozitë strategjike gjeografike. Është thelbësore për investitorët e huaj që vendi të jetë një rrugë kryesore transporti në të gjithë Evropën. Ne u japim mbështetje të madhe investitorëve të huaj të cilët do të vendosin të realizojnë projekte investuese në vend dhe përmes kësaj mbështetjeje për investitorët e huaj inkurajohet drejtpërdrejt e gjithë ekonomia”, tha ministri Bekteshi në takimin e punës me temën “Tregtia dhe Investimet” që u zhvillua në Uashington.

Gjatë takimit të punës u prezantuan mundësitë dhe përfitimet që ka vendi për zhvillimin e investimeve strategjike.

U kërkua mbështetje për Maqedoninë e Veriut në zhvillimin e mekanizmave për kontrollin e investimeve të huaja, si synim kryesor për forcimin e kompetencës së autoriteteve për mbrojtjen e sigurisë kombëtare, duke ruajtur politikën shumëvjeçare ndaj investimeve të huaja.

Ministri Bekteshi, informoi se Qeveria është duke punuar në zhvillimin e një Regjistri gjithëpërfshirës dhe transparent të Ndihmës Shtetërore për investitorët në mënyrë që të krijohet një sistem më efektiv investues.

“Jemi duke punuar në aktivitete për koordinim më të madh të programeve të ndryshme, që si mbështetje shtetërore për investitorët ofrohen nga institucione të ndryshme me qëllim të rritjes së transparencës”, tha Bekteshi.

Bashkëpunimi tregtar bilateral, duke filluar nga 4 prilli 2003, pasi Maqedonia e Veriut u bë anëtare e plotë e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), zhvillohet në përputhje me rregullat, parimet dhe rregulloret ligjore të OBT-së.

Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 13-të në shkëmbimin e përgjithshëm tregtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut me botën në vitin 2020 dhe 2021.

Në tre muajt e vitit 2022, Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 16-të.

Tregtia dypalëshe është 76 milionë dollarë në tre muajt e parë të vitit 2022, me eksporte në 39.5 milionë dollarë dhe importe 36.6 milionë dollarë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey