SHBA nuk i jep vizë ministrit të jashtëm për një takim në OKB

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, deklaroi se Shtetet e Bashkuara i kanë refuzuar vizën që i nevojitej për të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në 9 janar në Neë York.

Refuzimi i vizës, pason përshkallëzimin e tensioneve mes dy vendeve, në vazhdën e vrasjes së komandantit të lartë ushtarak iranian ne 3 janar. “Ata druhen se kush shkon në SHBA, zbulon realitetin. Por bota nuk është e kufizuar në New York, ju mund të bisedoni me popullin amerikan edhe nga Teherani, tha Zarif, shkruan Daily Mail.

Al Jazeera shkruan se Departamenti Amerikan i Shtetit nuk i është përgjigjur kërkesës për të komentuar mbi këtë çështje. Tensionet mes tyre kanë ardhur duke u shtuar që kur presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq në 2018-tën nga marrëveshja bërthamore e fuqive globale me Iranin. Administrata e Trump e konsideron tërheqjen dhe sanksionet që pasuan, si pjesë të një politike të “presionit maksimal” ndaj Iranit që përfshinte gjithashtu përcaktimin e Forcës Kuds si “organizatë të huaj terroriste”.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey