SHBA nxjerr videon: BKH do veprojë njësoj si FBI-ja, si do japin llogari bosët e krimit

Byroja Kombëtare e Hetimit do të hetojë njësoj si FBI-ja. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë edhe një video ku udhëzon dhe informon qytetarët mbi rolin dhe detyrat e BKH-së dhe SPAK, që vijnë si institucione të reja për të luftuar korrupsionin në vend.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Këtë javë, mësoni se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar. Elementi i dytë i SPAK, Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK.

Kjo video tregon se si 4 milionë dollarë që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë për BKH-në, do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë që qytetarët e saj meritojnë. #ShqipëriaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-ve.

Mësoni si BKH do të Hetojë Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

| Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar. Elementi i dytë i SPAK, Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK. Kjo video tregon se si 4 milionë dollarë që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë për BKH-në, do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë që qytetarët e saj meritojnë. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit | The U.S. Government is committed to the fight against corruption and the respect for the rule of law all over the world. Fighting corruption is at the forefront of U.S. Embassy Tirana’s work in Albania. This week learn how the NBI, SPAK’s investigative unit and one of its two elements, will operate similar to the American FBI and will investigate high-level corruption and organized crime. SPAK’s second element, the Special Prosecution Office, or SPO, will bring SPAK-investigated cases to trial. This video shows how the $4 million that the United States Government has committed to the NBI, will be used in supporting Albania’s efforts to develop the ethical, transparent, and professional justice system its citizens deserve. #AlbaniaFightsCorruption #StopCorruption

Publiée par U.S. Embassy-Tirana sur Mercredi 8 janvier 2020

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey