SHBA pritet të autorizojë dozën e tretë për mbrojtje nga varianti Delta

Mbrojtja nga varianti Delta, SHBA pritet të autorizojë dozën e tretë.

Shtetet e Bashkuara pritet të autorizojnë aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit tek personat me sistem të dobët imunitar, në përpjekjen për ti mbrojtur nga varianti më ngjitës, Delta.

Mediat amerikane thonë se drita jeshile nga Administrata për ushqimet dhe Ilaçet, FDA duhet të vijë gjatë orëve në vazhdim.

Vendimi për të zgjeruar përdorimin emergjent të vaksinave të Pfizer dhe Moderna, synon të ndihmojë personat me deficenca imunitare, përfshirë ata që u janë nënshtruar transplanteve të organeve.

Po ashtu Franca do të nisë aplikimin e dozës së tretë për grupet me të rrezikuara, duke filluar nga mesi i shtatorit.

Këtë bëri të ditur të mërkurën zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal. Për të frenuar përhapjen e koronavirusit në Francë, u autoritetet vendosën të bëjnë edhe me drastike kontrollet kufitare, që edhe tani janë strikte.

Të gjithë udhëtarët që do të mbërrijnë nga vendet më të rrezikuara do t’i nënshtrohen testeve të shpejta.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey