SHBA shpall 4 grupe si organizata terroriste në Europë
Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, shpalli 4 grupe europiane të ANTIFA si organizata terroriste. Ato ishin të lokalizuara me bazë në Gjermani, Itali dhe Greqi. Vendosja e tyre në listën e zezë do të hyjë në fuqi javën e ardhshme. Kjo i vendos këto grupe në të njëjtën kategori me organizata terroriste si ISIS-k […]
Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, shpalli 4 grupe europiane të ANTIFA si organizata terroriste. Ato ishin të lokalizuara me bazë në Gjermani, Itali dhe Greqi.
Vendosja e tyre në listën e zezë do të hyjë në fuqi javën e ardhshme. Kjo i vendos këto grupe në të njëjtën kategori me organizata terroriste si ISIS-k dhe Al-Shabaab. Si rezultat, amerikanëve u ndalohet që ndërveprojnë me ato grupime apo t’i mbështesin.
Vendimi, vjen ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, i ka shpallur luftë lëvizjes ANTIFA, që zakonisht anon nga e majta politike, por që nuk ka një drejtues të përcaktuar qartë. Në shtator, Trump firmosi një urdhër ekzekutiv duke e përcaktuar atë si organizatë terroriste brenda SHBA-ve dhe kërkoi që autoritetet të ndërmarrin veprime kundër ANTIFA-s.