SHBA vrau gjeneralin më të fuqishëm të Iranit, por a ishte legjitime?

Pati shumë pyetje pas vrasjes së bujshme të gjeneralit iranian Kasem Sulejmani, por një ndër të parat që u ngrit në ato momente, lidhej me legjitimitetin e një lëvizjeje të tillë. Lideri i njësisë elitë Quds ishte një figurë brutale, dhe forca e drejtuar prej tij konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Por pavarësisht armiqësive të hershme, dhe përfshirjes në një lojë hijesh në Lindjen e Mesme, Amerika në të vërtetë, nuk i ka shpallur kurrë zyrtarisht luftë Iranit.

Ndaj vrasja e njeriut të dytë më të fuqishëm të republikës islamike, I cili mbante një pozicion të lartë shtetëror dhe ushtarak, është qartazi një “ekzekutim” sipas ekspertes së të drejtës ndërkombëtare, Mary Ellen O’Connell. Pentagoni argumenton se sulmi i autorizuar nga vetë presidenti Dondla Trump, kishte për qëllim mbrojtjen e forcave ushtarake amerikane jashtë vendit. Sulejmani, sipas departamentit amerikan të mbrojtjes, po zhvillonte në mënyrë aktive plane “për të sulmuar diplomatët amerikanë dhe personelin e shërbimit në Irak dhe në të gjithë rajonin.”

Deklaratat pasuese të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo dhe vetë Trumpit gjithashtu e karakterizuan këtë vrasje si “ një ndëshkim” për gjakun që ka pasur gjenerali në duart e tij në të shkuarën. O’Connell ka një tjetër argument. Sipas saj, pavarësisht nëse vrasja inkuadrohet si pjesë e një konflikti të armatosur mes dy shteteve ose si vazhdë e politikave që synojnë frenimin e terrorizmit, ajo nuk karakterizohet dot si veprim në vetëmbrojtje, pasi nuk ka pasur kurrë një aksion të plotë dhe sulm të drejtpërdrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara nga Irani.

“Arsyeja ligjore e pranisë së Shteteve të Bashkuara në Irak është të pengojnë Shtetin Islamik, e jo të luftojnë kundër Iranit. Ekzekutime të tilla, ligji i ndalon si në kohë paqeje, ashtu dhe në fushën e betejës”, shprehet ajo.

Vrasja e paramenduar e një komandanti të veçantë për ato që ka bërë në fushën e betejës, apo që mund të bëjë ndërkohë, është ndaluar sipas O`Connell nga ligji i konfliktit të armatosur që daton prej Konventës së Hagës në vitin 1907, dhe një protokolli të Konventës së Gjenevës në 1949, i cili thotë se “ është e ndaluar të vrasësh, plagosësh apo kapësh një kundërshtar në pabesi”.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey