Shefja e diplomacisë portugeze: Gjuha maqedonase dikur ka qenë pjesë e bullgarishtes

Ministrja e Punëve të Jashtme të Portugalisë Ana Paola Zakarijas theksoi sot se gjuha maqedonase dikur ka qenë pjesë e gjuhës bullgare. Ajo këto komente i bëri dy ditë para përfundimit të udhëheqjes me presidencën e BE-së.

Zakarijas para gazetarëve tha se më 11 korrik në Bullgari do të ketë zgjedhje dhe shtoi se autoritetet bullgare po presin rezultatet përpara se të vendosin se si të veprojnë.

“Ky është një debat i vështirë, sidomos për Bullgarinë, lidhur me historinë, identitetin kulturor të të dyja vendeve si dhe bashkëpunimin e ardhshëm. Për momentin, ato punojnë për një udhërrëfyes i cili do u ndihmoj të punojnë së bashku me Bullgarinë që të ketë garancë që kur Maqedonia e Veriut të hyjë në BE, punët do të lëvizin më lehtë. Maqedonia e Veriut kaloi nën bisedime të vështira më Greqinë, kujtoni që e ndryshoi emrin. Por, është shumë vështirë edhe për Bullgarisë si kulturë dhe gjuhë. Dukshëm është e lidhur me gjuhën e Maqedonisë së Veriut, e cila dikur ka qenë pjesë e gjuhës bullgare dhe dimensioneve kulturore të të dyja vendeve”, theksoi Ana Paola Zakarijas, Ministre e Punëve të Jashtme të Portugalisë.
.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey