Shekerinska – Sanino: Eurointegrimi nuk guxon të zvarritet

Maqedonia e Veriut ka dhënë rezultate. Këtë e konfirmoi edhe Raporti i komisionit Evropian, i cili i lavdëroi rezultatet në reforma, transparencë, luftë me korrupsionin, zhvillimin institucional. Të gjitha këto rezultate i kemi siguruar me mund, me shumë punë dhe përkushtim, kumtoi në takimin e sotëm ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila në Bruksel u takua me sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit evropian për veprim të jashtëm, Stefano Sanino.

Shekerinska, siç informoi Ministria e Mbrojtjes, porositi se procesi i aderimit nuk mundet dhe nuk guxon të zvarritet pafundësisht. Kjo është, siç theksohet mënyra e vetme që të kthehet besimi i qytetarëve në proceset evropiane.

Sekretari i përgjithshëm Sanino porositi se Shërbimi evropian për veprim të jashtëm tërësisht dhe padyshim e mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit dhe se pret që negociatat aderuese të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Ju keni arritur rezultate, tani është detyra jonë që ta bëjmë hapin e ardhshëm”, tha Sanino në takim.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey