Shembje e madhe në rrugën Shën Nikollë – Milladinovc, komunikacioni i rikahëzuar

Në aksin rrugor Shën Nikollë-Milladinovc, 10 km para Milladinovcit, për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe shembjes së madhe, komunikacioni është rikahëzuar vetëm në njërën korsi në gjatësi prej 150 metra. Në atë vend është vendosur sinjalizim adekuat. Pjesëmarrësve të komunikacionit u rekomandojmë vozitje të kujdesshme.

Siç kumtoi LAMM, komunikacioni në aksin rrugor P1402 Strumicë-Mokrino-Smollar te Burimet e Mokrinës është në ndërperje për shkak të vërshimeve. Ekipet e N.P. “Rrugët e Maqedonisë” punojnë në pastrimin e rrugës dhe normalizimin e komunikacionit.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey