Shëndetësia nën hetim: Komisioni gjen operacione të panevojshme tek pacientët me sëmundje në zemër
Nga gjithsej 25 raste të pranuara, Komisioni i Brendshëm për ndërhyrje kardiologjike dhe kardiokirurgjikale analizoi 19 prej tyre, dhe te 10 raste konstatoi se operacionet kanë qenë të kryera pa nevojë ose pacientët janë dërguar pa arsye për operacion, njoftoi sot në konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. Nga 25 rastet e dorëzuara, […] The post Shëndetësia nën hetim: Komisioni gjen operacione të panevojshme tek pacientët me sëmundje në zemër appeared first on InfoShqip.com.
Nga gjithsej 25 raste të pranuara, Komisioni i Brendshëm për ndërhyrje kardiologjike dhe kardiokirurgjikale analizoi 19 prej tyre, dhe te 10 raste konstatoi se operacionet kanë qenë të kryera pa nevojë ose pacientët janë dërguar pa arsye për operacion, njoftoi sot në konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Nga 25 rastet e dorëzuara, komisioni ka përcaktuar që gjashtë prej tyre duhet t’i dërgohen Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISSH), pasi komisioni nuk është kompetent për to.
Kryetari i komisionit, doktor Zharko Hristovski, tha se në këtë fazë të parë ata kanë analizuar vetëm nevojën për revaskularizim, pra te pacientët me sëmundje vaskulare, ndërsa të gjithë pacientët e tjerë do të analizohen pas paraqitjes së rasteve të reja ose në fazën e ardhshme të punës së komisionit.
The post Shëndetësia nën hetim: Komisioni gjen operacione të panevojshme tek pacientët me sëmundje në zemër appeared first on InfoShqip.com.