Shenjat e BDI-së, çka po fshihet pas?

Pas tre pikave, BDI sot ka shpërndarë një foto me një pikëpyetje me një prapavijë me ngjyrë të gjelbërt.

Kjo është shpërndarë në disa portale në sinkron dhe ku thuhet se “fushata misterioze e BDI-së që ka vërshuar rrjetet sociale vazhdon edhe më tej, duke sjellë kështu kuriozitet të jashtëzakonshëm tek qytetarët në lidhje me këtë fushatë, si funksionon, cili është qëllimi i saj, pse po bëhet në këtë moment, këto e shumë pyetje të tjera po ndërlidhen e komentohen nëpër rrjetet sociale”, përcjell TetovaSot.

Më tej thuhet se këto fotografi të shpërndara në rrjetet sociale nuk po dihet se çka simbolizojnë dhe se askush nuk po flet në këtë parti se çka nënkupton kjo fushatë me fotografi.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey