Shërohen edhe 18 pacientë nga koronavirusi në Kosovë

Janë konfirmuar 16 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Minisria e Shëndetësisë njofton se nga 1938 mostra të marra në terren, 16 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 18 qytetarë kurse një person ka ndërruar jetë.

Postimi i plotë:

#Bashkëiadalim

19 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.018 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 132.901 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 17.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.938 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.218.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 176.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey