Sherr me thika në Itali, e pëson 24 vjeçari shqiptar

Sharing is caring!

Lista/ Tetë kandidatë në garë për postin e kreut të BKH-së

Lista/ Tetë kandidatë në garë për postin e kreut të BKH-së

Një djalë shqiptar u plagos në mbasditen e djeshme në Trentino të Italisë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Acquedotto” në Rovereto pas një sherri me thika.

Një grup personash pas përplasjes verbale u përleshën fizikisht dhe përdorën edhe thikat. I riu 24 vjeçar mori disa plagë në trup nga sulmi. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, pas ndihmës mjekësore, raporton “La voce del Trentino”.

Megjithatë, vazhdon që të jetë nën mbikëqyrjen e bluzave të bardha.

Në lidhje me ngjarjen kanë nisur hetimet nga karabinierët, të cilët po punojnë për zbardhjen e saj.

Sharing is caring!

Loading...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey