Sherr me thika pak orë para ndërrimit të, ja pse u përplasën dy grupet e të rinjve

Policia e Durrësit ka sqaruar ngjarjen e ndodhur në Sukth të Durrësit që përfundoi me dy të plagosur. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ardhur pas një sherri të çastit që ka nxitur të rinjtë të marrin thikat. Të plagosur kanë mbetur Rr.O., 40 vjeç dhe K.O., 21 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori, A.M., është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.12.2019, në Sukth, si pasojë e një konflikti të çastit, janë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Rr.O., 40 vjeç dhe K.O., 21 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarje është shtetasi A.M., i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey