Sherr mes 3 të rinjve/ Njëri prej tyre ia mbath, policia zbulon një automatik

Një konflikt mes tre të rinjve, që mund të përfundonte në një ngjarje të rëndë është parandaluar në kohë në Kuçovë.

Si pasojë janë arrestuar dy persona, një i tretë është shpallur në kërkim si dhe është sekuestruar një armë zjarri.

Në lagjen “11 Shkurti” në Kuçovë, shtetasit R. Gj., 31 vjeç, dhe Xh. D., 22 vjeç, për motive të dobëta po konfliktoheshin me shtetasin Xh. K., 25 vjeç.

Policia arrestoi në kohë dy prej të rinjve, shtetasit R. Gj., 31 vjeç, dhe Xh. D., 22 vjeç, ndërkohë që shtetasi tjetër Xh. K., 25 vjeç arriti të largohej duke lënë në vendngjarje mjetin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit Xh. K., shërbimet e policisë gjetën një armë zjarri automatik, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kanosje e kryer në bashkëpunim”.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey