Sherr për pronat/ I riu godet xhaxhain me sende të forta, ‘e ndihmon’ edhe i ati

Një 30-vjeçar është vënë në pranga pasi goditi xhaxhanë me sende të forta.

Po kështu, u procedua në gjendje të lirë edhe babai i 30-vjeçarit për përfshirje në konflikt të djalit me vëllanë e tij, konflikt për motive pronësie.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.G.,30 vjeç, banues në fshatin Hasan,Fushë Krujë, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh.G.,55 vjeç, banues në fshatin Hasan, Fushë Krujë (babai i 30-vjeçarit)

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në afërsi të banesës së tij, gjatë një konflikti për motive pronësie kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.G.,45 vjeç, banues në fshatin Hasan, Fushë Krujë (vëllai i 55-vjeçarit)

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Dhuna në familje”.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey