Sherri për gardhin/ Babë e bir i zunë pritë, kush është polici i plagosur

Identifikohet polici, që mbeti i plagosur sot në qendër të Peshkopisë. Ngjarja e rëndë ndodhi para Prefekturës së qytetit, rreth orës 13:30. Bukurosh Zagradi, 55 vjeç, është qëlluar me thikë disa herë nga fqinjët e tij, shtetasit me inicialet R.M, dhe A. M., babë e bir.

Mësohet se shkak i krimit është bërë një konflikt i vjetër pronësie mes dy familjeve, ku ‘mollë sherri’ është bërë një gardh që shërben si kufi ndarës me dy banesave.

NGJARJA
Ndonëse dy familjet kishin konflikte të vazhdueshme me njëra-tjetrit, ku një përplasje kishte ndodhur 6 muaj më parë, ka dyshime se sulmi i sotëm ndaj policit ishte i planifikuar.

Duke qenë se Bukurosh Zagradi ishte punonjës policie, të dy babë e bir, janë pajisur me thika dhe i kanë zënë pritë në qytet, konkretisht para Prefekturës, kur 55-vjeçari ishte jashtë shërbimit. Pasi janë konfliktuar verbalisht me njëri-tjetrin, dy agresorët e kanë qëlluar disa herë me thike policin, duke i shkaktuar atij plagë në kraharor. Aktualisht 55-vjeçari ndodhet në sallën e operacionit të spitalit të Peshkopisë, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë, policia arrestoi vetëm njërin nga autorët, babai, konkretisht shtetasin me inicialet R.M., dhe është shpallur në kërkim djali, shtetasi me inicialet A.M./BW

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey