SHGM: Gjykata me standarde të dyfishta për politikanët dhe gazetarët

SHGM-ja ka prezantuar raportin vjetor për shkallën e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve në RMV, të përgatitur në kuadër të projektit Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Në të tri indikatorët e raportit, sic janë korniza juridike për lirinë e mediave, pozita e gazetarëve në redaksitë dhe siguria e gazetarëve, për vitin 2020, sic pwrcjell KlanM Raportin e SHGM-së, nuk ka ndryshime serioze në sferën mediale por shënohet rritje e trendit të sulmeve respektivisht nuk është përmirësuar siguria e gazetarëve dhe punonjësve të mediave në krahasim me vitin 2019, por përkundrazi është përkeqësuar.

SHGM

“Sipas statistikës, nga fillimi I vitit 2020 janë shënuar gjithsejt 14 sulme dhe kërcënime të ashpra ndaj gazetarëe, ku më shumë se gjysma janë kundër gazetareve. Në krahasim me vitin 2019, inicidente të këtilla ka pasur vetëm katër, që do të thotë se është trefishuar numri i sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve”

SHGM-ja, sic njofton KlanM, rikujton se në Dhjetor të vitit 2020, Gjykata Themelore Civile – Shkup solli aktvendimin me të cilën refuzohen kërkesat e padisë nga ana e gazetareve Natasha Stojanovska dhe Dushica Mrgja, që kishin kërkuar dëmshpërblim për shkeljen e të drejtave të tyre gjatë ngjarjeve të 27 Prillit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë.

SHGM

“Ky aktvendim është edhe një dëshmi se ekzistojnë standarde të dyfishta për gjykatën kur janë në pyetje politikanët dhe gazetarët.

Qëndrimi I SHGM-së, sic njofton KlanM, është se duhet të shfuqizohet reklamimi I paguar politik në mediat audiovizuele, për shkak se, sic thonë, në këtë mënyrë “korruptohen” pronarët e mediave, ndikohet negativisht ndaj politikës redaktuese dhe pëson balancimi I qëndrimeve të kundërta në sferën publike.

Sipas SHGM-së, kriza me pandeminë në mënyrë plotësuese ka përkeqësuar situatën financiare të mediave për shkak të uljes së të ardhurave nga reklamat komerciale. /KlanMacedonia

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey